Në mesazhin e saj, Shiroka Pula ka thënë se kjo ditë përfaqëson kujtesën, krenarinë dhe nderimin për ata që luftuan për lirinë e Kosovës.

Ajo është ndalur edhe te procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se duhet të ruhet thelbi i historisë së Kosovës.

“Sot, kur krerët e UÇK-së po përballen me procesin gjyqësor në Hagë, është e rëndësishme të mos harrohet thelbi i historisë sonë: UÇK-ja luftoi për lirinë e Kosovës. Përpjekja e një populli për të jetuar i lirë nuk mund të trajtohet si krim. Historia e një populli nuk mund të shkëputet nga e drejta e tij për liri”, thuhet në mesazhin e presidentes.

Në fund, ajo ka përkujtuar Adem Jasharin dhe të gjithë ata që u flijuan për Kosovën.

“Lavdi dëshmorëve të kombit! Nderim luftës për liri!”, ka përfunduar mesazhin Shiroka Pula.