Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë selektiv
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor nuk mund të jetë selektiv dhe se të gjitha vendet duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Në fjalën e saj para liderëve rajonalë, në kuadër të Iniciativës Brdo-Brijuni që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian për të ardhmen e rajonit.
Kos i drejtohet Kurtit: Qeveria e re, mundësi për më shumë fonde nga BE-jaKomisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka paralajmëruar se do ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit, me qëllim të diskutimit për zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes dhe mundësitë për përfitimin e më shumë fondeve evropiane.Duke iu referuar Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, të mbajtur më 16 nëntor në Bruksel, presidentja ka kritikuar mospërfshirjen e Kosovës në këtë aktivitet, si dhe lejimin e interpretimit të një kënge nacionaliste që, sipas saj, vë në pikëpyetje shtetësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.
Ajo e ka cilësuar paradoksale që në një aktivitet kushtuar zgjerimit dhe vlerave evropiane Kosovës t’i mohohet përfaqësimi institucional, ndërsa lejohen mesazhe që mohojnë realitetin e saj.
Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula ka thënë se praktika të tilla nuk i shërbejnë pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal.
Presidentja ka ritheksuar se Kosova nuk kërkon privilegj, por barazi, respekt dhe trajtim të drejtë, duke vënë në pah se integrimi evropian mbetet zgjedhje strategjike e vendit.
Ajo ka theksuar gjithashtu se mungesa e përparimit të Kosovës drejt statusit të vendit kandidat dëmton besimin e qytetarëve në perspektivën evropiane të rajonit.
Në fjalën e saj, Shiroka Pula ka përmendur edhe rëndësinë e integrimit ekonomik rajonal dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Në përmbyllje, ajo ka kërkuar që Bashkimi Evropian të dëshmojë se parimet e barazisë, solidaritetit dhe respektimit të vlerave evropiane vlejnë njësoj për të gjitha vendet, duke theksuar se Kosovës i takon vendi i merituar në familjen evropiane.














