Pajaziti, me përvojë të gjatë në futbollin e Kosovës dhe Shqipërisë, do të jetë në krye të projektit të ri sportiv të klubit, me fokus në zhvillimin e akademisë, organizimin e grupmoshave, zbulimin e talenteve të reja dhe planifikimin e ekipit të parë.

Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura, ndër to Drita, Gjilani, Drenica, KEK-u, Vëllaznimi, Teuta, Apolonia dhe Kukësi.

Pajaziti ka dhënë kontribut të rëndësishëm edhe në rikthimin e FC KEK-ut në Superligën e Kosovës në sezonin 2017/18.

Me këtë emërim, FC KEK synon të ndërtojë një projekt të qëndrueshëm sportiv dhe të krijojë një lidhje më të fortë ndërmjet akademisë dhe ekipit të parë.