Lideri i opozitës dhe shefi i grupit parlamentar “Aleksandar Vuçiq – Serbia fiton”, Aleksandar Vuçiq, ka folur gjatë fjalimit të tij për Adem Mavriqin dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Sa i përket Adem Mavriqit, në Tiranë ka një kishë me dy minare. Ai të mbrojë interesat tona kombëtare, a po bëni shaka apo çfarë? Gjithçka ju del kështu… Por po shoh se Kurti është jashtëzakonisht i lumtur dhe optimist, dhe shpresoj që gëzimi i tij të mos zgjasë shumë, sepse do të doja ta ruanim vendin tonë”, tha Vuçiq.

Pas komenteve për Mavriqin dhe Kurtin, Vuçiq është ndalur te çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai tha se pret presion në favor të anëtarësimit dhe kërkoi që të bëhen përpjekje për ta penguar atë.

“Kemi arritur ta ruajmë tërësinë e Serbisë në Këshillin e Evropës, por po shoh se do të ketë presione që e ashtuquajtura Kosovë të anëtarësohet në Këshillin e Evropës. Shpresoj se do ta kuptojnë rrezikun dhe do të fillojnë të luftojnë kundër anëtarësimit të Prishtinës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Vuçiq.