Srebrenica gjenocidi i pranuar në Evropë, në Kosovë masakra të ngjashme

Masakra e Srebrenicës është krimi i vetëm i gjenocidit i njohur nga luftërat e zhvilluara në ish-Jugosllavi. E në Kosovë vlerësohet se janë disa masakra të cilat në rast se dokumentohen mirë, do të vërtetohet se në to kishte gjenocid. Masakra e Mejës, e Rezallës e ajo e Krushës po vlerësohen vetëm disa prej tyre. Qeveria e Kosovës ka premtuar se së shpejti do ta padisë Serbinë për gjenocid. Megjithatë, vendimi pozitiv për Kosovën në këtë proces po vlerësohet i vështirë

Ilustrim

Brenda pak orëve, në 27 prillin e vitit 1999, 376 persona mbetën të vrarë në Mejë të Gjakovës.

Këtë krim e kryen ushtria e policia serbe, të cilët mizorisht masakruan kryesisht djemë e burra nga mosha 15 e deri më 60 vjeç.

Kjo masakër, bashkë me ato të Rezallës e të Krushës, sipas profesorit Ismet Salihu, janë dëshmi se Serbia në Kosovë kreu gjenocid.

“Këto masakra përveç krimeve të tjera i kanë të gjitha tiparet e krimit të gjenocidit, për shkak se janë kryer me qëllim të zhdukjes së një pjese të popullatës shqiptare”, ka thënë Ismet Salihu – Profesor i të Drejtës Penale.

Ismet Salihu – Profesor i të Drejtës Penale

Në Evropë, gjenocidi i vetëm që njihet nga luftërat në ish-Jugosllavi është ai i Srebrenicës në Bosnje.

Profesori Salihu është i bindur që nëse këto krime dokumentohen mirë, Gjykata do të vërtetojë se në Kosovë kishte gjenocid.

“Këto duhet të faktohen, të dokumentohen me fakte, me emër e mbiemër, me ditëlindje dhe mënyrën e kryerjes dhe të tjera e të tjera, për shkak se Gjykata Penale Ndërkombëtare mund ta konstatoj krimin e gjenocidit, nëse ka prova, ose evidenca sic thuhet ndryshe të pamohueshme”, shtoi Salihu.

Një proces të tillë, qeveria e Kosovës ka premtuar se do ta nisë së shpejti.

Madje, është thënë se Serbia do të paditet për gjenocid.

Krimet e kryera në ish-jugosllavi, prej vitit 1997 i hulumton Fondi për të Drejtën Humanitare.

Amer Alija nga kjo organziatë, tregon se dy shtete kanë dështuar më parë ta bëjnë fajtore Serbinë për gjenocid.

“Mendoj se edhe Kosova do të ketë mjaft sfidë që ta vërtetojnë një gjë që kanë dashur ta vërtetojnë Kroacia dhe Bosnja. Jam shumë skeptik që Kosova do të del me ndonjë vendim pozitiv sa i përket padisë të cilën pretendojnë se në Kosovë ka pasur gjenocid”, është shprehur Alija.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare

Alija thotë se në luftë kryhen tri lloje të veprave penale.

“Gjatë luftës në përgjthësi ndodhin tri lloje të veprave penale, ndodhin krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe kundër njerëzimit. Pra, dy veprat e parë janë vërtetuar dhe faktuar nga gjyqësori kurse gjenocidi ende nuk është faktuar nga asnjë proces gjyqësor qoftë vendor apo ndërkombëtar”, shtoi Alija.

Në Srebrenicë, është duke u shënuar 27 vjetori i masakrës në këtë lokalitet.

Tetë mijë e 372 persona mbetën të vrarë.

Për krimin deri më tani janë dënuar 47 persona me më shumë se 700 vjet burgim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika