Stafi akademik dhe studentët e FSI-së dhurojnë gjak

Me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, këtë të enjte stafi akademik dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Islame (FSI) kanë dhuruar gjak.

“Me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, sot më datë 23.11.2023, stafi akademik i FSI-së dhe studentët dhuruan gjak”, thuhet në njoftimin e FSI-së.

Kjo nuk është hera e parë që FSI-ja merr një iniciativë të tillë. Zakonisht, stafi i tyre dhe studentët organizohen për dhurim të gjakut, sidomos në festat e rëndësishme siç është 17 shkurti apo 28 nëntori.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Qendrën për Transfuzionin e Gjakut, rreth 85 për qind e nevojave të pacientëve i mbulojnë dhuruesit vullnetarë të gjakut, derisa për 15 për qind të pacientëve, ende vazhdojnë t’i mbulojnë familjarët.

May be an image of 4 people, people studying and hospital

May be an image of 2 people, beard and hospital

 

May be an image of 2 people, people studying, hospital and textMay be an image of 1 person, hospital and text

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika