Stano: BE-ja ndërmjetësuese në dialog, u takon palëve për të gjetur zgjidhje konstruktive

“Ajo çka përfaqësuesi i lartë dhe emisari i BE-së janë duke bërë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, është duke u bërë bazuar në mandatin e dhënë nga 27 vendet anëtare, dhe BE-ja po e lehtëson procesin me kërkesë të Kosovës e Serbisë”, u shpreh zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se BE-ja si lehtësuese, mund vetëm të ndihmojë palët që të arrijnë te një marrëveshje, por kuraja e nevojshme për të arritur kompromise dhe gatishmëria për të gjetur zgjidhje konstruktive mbeten te pjesëmarrësit e këtij dialogu.

Kështu është shprehur ai teksa është pyetur se a kanë një tjetër strategji Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, pasi strategjia e tyre në dialog nuk po sjell rezultate.

“Ajo çka përfaqësuesi i lartë dhe emisari i BE-së janë duke bërë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, është duke u bërë bazuar në mandatin e dhënë nga 27 vendet anëtare, dhe BE-ja po e lehtëson procesin me kërkesë të Kosovës e Serbisë”, u shpreh Stano.

“Bashkimi Evropian si lehtësuese, mund të vetëm të ndihmojë palët që të arrijnë tek një marrëveshje, por kuraja e nevojshme për të arritur kompromise dhe gatishmëria për të gjetur zgjidhje konstruktive mbeten tek pjesëmarrësit e këtij dialogu. Dhe mund që sërish t’i referohem deklaratës së fundit nga 27 vendet anëtare, ku e kanë shprehur mbështetjen e plotë për përfaqësuesin e lartë dhe emisarin e BE-së, si lehtësues të dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit”, shtoi ai.

Në orët e hershme të së dielës, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i personave të maskuar dhe armatosur, pasi autoritetet e rendit tentuan t’i largonin barrikadat e vendosura në Banjskë të Zveçanit.

Si pasojë e përleshjeve, zyrtari policor, Afrim Bunjaku, u vra dhe disa të tjerë u plagosën.

Grupi i armatosur më pas u strehua në Manastirin e Banjskës prej nga u përlesh me Policinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika