Stano: BE-ja nuk do të heqë ende masat kundër Kosovës

Kosova duhet të ndërmarrë hapa të nevojshëm për depërshkallëzim dhe për t’i trajtuar problemet që kontribuuan në krizën e fundit, përkundër sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, thotë Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Peter Stano

Bashkimi Evropian nuk do të heqë ende masat kundër Kosovës, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Sipas Stanos, Kosova duhet të ndërmarrë hapa të nevojshëm për depërshkallëzim dhe për t’i trajtuar problemet që kontribuuan në krizën e fundit, përkundër sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mbet i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

“Zëdhënësi i BE-së thotë se BE-ja nuk do të heqë ende masat kundër Kosovës, duke thënë se Kosova duhet “të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të depërshkallëzuar, për të trajtuar problemet që kontribuuan në krizën e fundit”, përkundër sulmeve terroriste vdekjeprurëse në Banjska”, ka thënë ai.

Ai theksoi se BE-ja do të punojë për t’u ndihmuar palëve t’i zbatojnë ato për çfarë janë zotuar dhe e përsëriti se ato janë të detyrueshme për palët.

Stano tha të hënën në Bruksel se fillimi i zbatimit të marrëveshjes për targat këtë javë në mes të dy vendeve tregon se “kur ka vullnet nga palët, atëherë edhe përparimi është i mundur”.

Kosova dhe Serbia njohën edhe zyrtarisht targat e njëra-tjetrës, duke mos e zbatuar nga 1 janari regjimin e letrave ngjitëse, që mbulonin simbolet shtetërore në targa kur automjetet lëviznin në territoret e tyre përkatëse.

“Puna në dialog vazhdon dhe fokusi është në implementim të asaj që është arritur pajtim në Bruksel dhe më pas në Ohër vitin e kaluar. E pamë në rastin e njohjes së targave të veturave se progresi është i mundur. Palët u pajtuan për zbatimin e vendimit për targat”, tha Stano.

Ai theksoi se BE-ja do të punojë për t’u ndihmuar palëve t’i zbatojnë ato për çfarë janë zotuar dhe e përsëriti se ato janë të detyrueshme për palët.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika