Stano jep detajet teknike: Pas takimit, Borrell do të deklarohet por pa pyetje nga gazetarët

"Borrell nuk do të ketë konferencë për media dhe pyetje nga gazetarët, por vetëm deklaratë pa sqarime shtesë", kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, rreth takimit në Ohër në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, nuk ka deklaruar se a ka filluar takimi i përbashkët i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me zyrtarët evropianë, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Ohër.

Por, sipas ekipit të RTV Dukagjini që është duke raportuar në Ohër, takimi trepalësh ende nuk ka filluar, ndonëse ka një orë që takimet dypalëshe kanë përfunduar.

Stano zyrtarisht ka treguar procedurat se si do të shkojnë deklaratat për media pas përfundimit të takimit dhe ka bërë të ditur se përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, nuk do të ketë konferencë për media dhe se nuk do të ketë pyetje nga gazetarët, por vetëm deklaratë pa sqarime shtesë.

“Borrell nuk do të ketë konferencë për media dhe pyetje nga gazetarët, por vetëm deklaratë pa sqarime shtesë. Nuk mund të flas tashmë per diskutimet në takime, por për çështje te organizimit të gazetarëve kur të dalë Borrelli”, ka thënë Stano.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika