Stano: Masat ndaj Kosovës s’janë hequr pasi ende s’ka ndodhur deeskalimi kuptimplotë

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka deklaruar se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ende nuk janë të kënaqura me hapat e ndërmarrë nga Kosova për një "deeskalim kuptimplotë" të tensioneve. Kjo është arsyeja pse masat e ndërmarra kundër Kosovës janë ende në fuqi. Stano gjithashtu ka theksuar se masat janë fleksibile dhe mund të hiqen nëse shihet e nevojshme

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se shtetet anëtare ende nuk kanë parë mjaftueshëm hapa nga Kosova për “një deeskalim kuptimplotë”, dhe kjo është arsyeja pse masat janë ende në fuqi.

Stano ka thënë se qysh në fillim është thënë se masat mund të vendosen ndaj të dyja palëve e po ashtu se masat janë fleksibile dhe mund të hiqen nëse shihet e nevojshme.

“Disa nga masat janë vendosur tashmë. Ne jemi gjithashtu të gatshëm kur vendet anëtare të pajtohen që t’i konsiderojmë masat jo vetëm ndaj Kosovës, por gjithashtu edhe ndaj Serbisë. Këto masa janë fleksibile. Ato mund të hiqen, mund të reduktohen në të njëjtën mënyrë siç mund të vendosen kur vendet anëtare të shohin se ka nevojë për to. Në këtë fazë ne kemi nevojë të shohim. E para, hapa drejt shtendosjes kuptimplote, kthim në dialog dhe kur bëhet fjalë për ngjarjet e 24 shtatorit hetime të plota dhe përfundimtare”, ka theksuar ai.

Sa i përket hetimit për sulmin në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u lënduan policë të tjerë të Kosovës, Stano ka thënë se po presin rezultatin përfundimtar të hetimeve. Ai ka ripërëritur se BE-ja pret bashkëpunim të plotë e të pakusht të Serbisë”.

“Se si do ta bëjë këtë, mbetet te Serbia që të vendosë. Ka shumë rrugë të mundshme. Partnerët tanë në Serbi e dinë se çfarë duhet dhe çfarë pritet të bëjnë”, ka theksuar Stano.

Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, në konferencë për media ka deklaruar se palët duhet t’i kthehen dialogut dhe se nuk ka rrugë tjetër.

“Nuk ka rrugë tjetër pos dialogut. BE është ndërmjetësues dhe palët duhet të kthehen në dialog për të gjetur konsensus. Rruga e Kosovës dhe Serbisë shkon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe aty nuk ka bajpas”, është shprehur Stano.

Ndërsa, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, javën e kaluar ka thënë se mbështet heqjen e masave ndaj Kosovës të vendosura nga BE-ja./RTK

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika