Stano: Nuk kemi ende konfirmim për takimin Kurti-Vuçiq, jemi në pritje

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se ende nuk mund të konfirmojë një datë apo orë për takimin Kurti - Vuçiq në Bruksel, por se thelbësore sipas tij është që të dy liderët të vijnë në këtë takim, në të cilin Borrell i ka ftuar të vijnë deri në fund të javës

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se ende nuk ka ndonjë datë të caktuar në lidhje me takimin në Bruksel, në të cilin BE-ja ka ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, në lidhje me tensionet e fundit në veri.

“Kemi thënë mjaftueshëm për pritjet dhe pasojat e mundshme. Çështja kryesore tani është ta zhvillojmë takimin në Bruksel dhe për këtë nuk kam lajme të reja. Nuk jam në pozitë të konfirmoj ndonjë datë. Është e mërkurë dhe deri në fund të javës kemi edhe disa ditë, por tani nuk mund të konfirmoj ndonjë datë ose orë”, ka thënë Stano.

Ndërsa, në pyetjen se a do të kenë liderët takime të ndara apo takim bilateral me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, Stano ka thënë se “Thelbësore për ne është që përfaqësuesi i lartë i ka ftuar dy liderët, kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq të vijnë në Bruksel, kah fundi i kësaj jave. Jemi duke pritur dhe po shpresojmë se do të jemi në gjendje të njoftojmë për kohën dhe datën e takimit, por çështja kryesore është të kemi këtë, pra datën dhe kohën e takimit, pasi nuk kemi kohë për të humbur. Dhe tani është koha për veprim e jo për të folur e spekuluar”.

Ndryshe, tensionet në veri janë rritur që nga 26 maji.

Atë ditë, serbët nisën protestat kundër hyrjes në ndërtesat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, të cilët hynë në ndërtesa me asistimin e Policisë së Kosovës.

Që atëherë, serbët lokalë kanë protestuar në veri, duke kundërshtuar kryetarët që u zgjodhën më 23 prill – zgjedhje që u bojkotuan nga partitë dhe popullata serbe.

Më 29 maj, protestat u përshkallëzuan në dhunë, me serbët që u përleshën në Zveçan me ushtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Më 14 qershor, raportet u tensionuan edhe më shumë, pasi tre policë të Kosovës u kidnapuan nga forcat serbe thellë brenda territorit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika