Stano për draft-statutin e Asociacionit: Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë se propozimi i BE-së nuk është bërë publik, pasi, sipas tij, përpjekjet diplomatike janë në vazhdim.

Në pyetjet e dërguara nga RTV Dukagjini, Stano është duke përgjigjur duke thënë se ata asnjëherë nuk i zbulojnë dokumentet zyrtare publikisht, derisa ato diskutohen.

“Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht dhe as nuk marrim pjesë në shkëmbime publike për to, ndërkohë që ato diskutohen”, thuhet në përgjigjen e Stanos.

Zëdhënësi i BE-së ka thënë se të njëjtën gjë e presin edhe nga partnerët, pasi, sipas tij,  është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet.

“Lidhur me draft-statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, mund të kujtojmë vetëm se një propozim i ri i balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave iu paraqit partnerëve përkatës nga EUSR për dialogun e Beogradit në Prishtinë gjatë vizitës së tij në rajon në fund të muajit tetor. Më pas u diskutua me të dyja palët gjatë takimit të liderëve në margjinat e Këshillit Evropian”, thuhet tutje në përgjigje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika