Stano: Po e përcjellim me shqetësim situatën në veri, do të reagojmë nëse është e nevojshme

Bashkimi Evropian ka reaguar pas shpërthimit në veri, duke u shprehur të shqetësuar ndaj situatës së krijuar

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme (BE), Peter Stano

Bashkimi Evropian ka reaguar pas shpërthimit të një granate dore në Lagjen e Boshnjakëve në veri të vendit.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se janë të shqetësuar për situatën e tensionuar në veri të vendit.

Ai në një konferencë për media tha se BE-ja po i përcjell këto zhvillime me shqetësim dhe se do të reagojnë me kohë nëse është e nevojshme.

“Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës ku nuk ka një depërshkallëzim të tensioneve. Dua të ripërsëris se jemi duke e përcjellë me shqetësim situatën dhe do të reagojmë me kohë në rast se është e nevojshme”, është shprehur Stano.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se pas mesnatës të së enjtes në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, ka pasur një shpërthim.

Ai ka thënë se dyshohet se shpërthimi ka të bëjë me granatë të dorës M75.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika