Stano: Po presim përfundimin e hetimeve për sulmin në Banjskë, afatet në duart e Kosovës

"Qëndrimi është se po presim përfundimin zyrtare të hetimeve nga autoritetet e Kosovës. Kur të jetë i gatshëm raporti e duke u bazuar në të, ne vendosim hapat tona apo qëndrimin. Është në duar të autoriteteve të Kosovës"

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme (BE), Peter Stano

Hetimet e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator, janë në duart e institucioneve të Kosovës ka thënë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Për vendosur për qëndrimet dhe hapat e mëtutjeshëm BE-ja, Stano ka theksuar duhet të përfundim zyrtar të hetimeve.

“Afatet kohore të hetimeve sigurisht se janë në duar të autoriteteve relevante të Kosovës. Ishte një sulm brutal dhe i dënueshëm në territorin e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës janë duke hetuar. Qëndrimi i BE-së është se pos dënimit të sulmit ka kërkuar qartësim në formë të një hetimi të plotë. Qëndrimi është se po presim përfundimin zyrtare të hetimeve nga autoritetet e Kosovës. Kur të jetë i gatshëm raporti e duke u bazuar në të, ne vendosim hapat tona apo qëndrimin. Është në duar të autoriteteve të Kosovës”, ka thënë Stano, në një konferencë për media.

Duke theksuar se ka qenë një sulm i rëndë, Stano ka thënë se për të qartësuar se kush është përgjegjësi për sulmin terrorist duhet ta shohin raportin përfundimtar.

“Por, për të pasur këto përgjigje, duhet të shohim raportin përfundimtar, jo dokumente që publikohen nga palë. Mendoj se është proces normal ligjor që lidhet me çdo krim, sulm apo incident si ky, ke hetim e pastaj del me përfundime”, ka thënë Stano.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika