Stano: Raporti i BE-së për largimin ose jo të masave ndaj Kosovës është afër finalizimit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar se Këshilli Evropian do të diskutojë rreth çështjes së largimit të masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme (BE), Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka deklaruar të martën se Brukseli e ka bërë të qartë se Këshilli Evropian do të diskutojë rreth çështjes së largimit të masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, do të raportojë para Ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare për raportin lidhur me largimin e masave ndaj Kosovës.

“Mesazhi i Këshillit Evropian në dhjetor për masat ka qenë shumë i qartë, se Këshilli do të diskutojë heqjen e mundshme të masave të BE-së në varësi të zhvillimeve në terren në bazë të raportit të përfaqësuesit të Lartë rreth përmbushjes së kërkesave të BE-së që iu kërkuan Kosovës”, ka thënë Stano.

Ai ka shtuar se mund të konfirmojë se raporti është afër finalizimit, mirëpo nuk ka treguar kohën se kur do t’i dorëzohet Këshillit Evropian.

“Unë mund të konfirmoj pa diskutuar në publik vijueshmërinë e procesit në Këshill, mund të konfirmoj që raporti është afër finalizimit dhe eventualisht të dorëzohet te Këshilli Evropian. Lidhur me përmbajtjen s’mund të komentojë sepse këto janë procedura brenda Këshillit”, ka thënë Stano.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika