Deputetja e Qeverisë Kurti nga radhët e Listës Guxo, Jeta Statovci, në lidhje me kontratat një burimore, ka theksuar se për vitin 2024 janë negociuar vetëm 399 kontrata, një rënie e dukshme sipas saj, krahasuar me vitet e kaluara, ku në vitin 2020 dhe 2018 ishin realizuar mbi 700 kontrata.
Statovci ka theksuar se vetëm 43 për qind e kontratave të negociuara janë nga komunat, duke nënkuptuar se pjesa tjetër i përkasin institucioneve të tjera shtetërore.
“Vetëm 43 për qind e kontratave të negociuara janë nga komunat… Në 2024 është viti me më së pakti kontrata të negociuara që ën totalin e saj 399 komplet. Në vitin 2023 janë 323 komplet. Kurse në vitin 2020 e 2018 janë më nga 700 e 800 procedura të realizuara”, ka deklaruar Statovci.
Ajo gjithashtu ka përmendur se ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka gjetur 22 kontrata të pazgjidhura nga ish-ministri Arban Abrashi, të cilat janë lënë për t’u nënshkruar nga ministri aktual.
“Që në momentin e marrjes në detyrë nga ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu i ka gjetur 22 kontrata nga ish-ministri Abrashi që ia ka lënë ato në tryezë në të gjitha procedura të kryera të negociuara vetë për ‘tu firmosur nga ministri”, ka deklaruar ajo.