“E dëgjuam edhe ambasadoren e ndarjes teksa na mbajti fjalë për kufijtë e Republikës së Kosovës. ‘Presidentja Osmani i ka gjetë të gatshëm kufijtë e Republikës’, paska thënë Vlora”.
Kështu i ka reaguar nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitakut, deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci, duke shtuar se sa ishte ambasadore në Washington Citaku, ishte “për të ia cunguar kufijtë Kosovës.
“E dëgjuam edhe ambasadoren e ndarjes teksa na mbajti fjalë për kufijtë e Republikës së Kosovës. “Presidentja Osmani i ka gjetë të gatshëm kufijtë e Republikës”, paska thënë Vlora. E po kjo qartazi fsheh pas vetës bindjen se Vlora, na e paska një farë të drejte që t’i ngushtojë këta kufijë kur e vlerëson ajo. Mbase këtu e gjejmë edhe shkakun e gjithë atij angazhimi të Vlorës në Washington sa ishte ambasadore, për të ja cunguar kufijtë Kosovës apo siç atëherë thuhej, për t’ja kthyer dhuratat Rankoviçit”, ka shkaur Statovci në Fcebook.
Çitaku kishte thënë se “Kufijtë e Kosovës i ka larë me gjak UÇK-ja, ndërsa unë i kam përshkuar me këmbë si një vajzë e re gjatë luftës. Për Kosovën dhe Republikën që e gëzojmë sot kemi dhënë djersë, gjak, familijarë e të afërm”.
E, Kosovën e pavarur sot sipas Çitakut presidentja Osmanu e ka trashëguar.
“Kufijtë e Kosovës i ka larë me gjak UÇK-ja, ndërsa unë i kam përshkuar me këmbë si një vajzë e re gjatë luftës. Për Kosovën dhe Republikën që e gëzojmë sot kemi dhënë djersë, gjak, familijarë e të afërm. Kosovën e pavarur e sovrane Presidentja e tanishme e ka trashëgu. Ndërkohë, Presidentja paska gjetur kohë të mirret me mua, e jo me problemin e ngritur nga unë. Njerëzit e mëdhenj mirren me ide e kauza. Të vegjëlit mirren me njerëzit e tjerë”, kishte shkruar Citaku.