Statovci: Drejtori teknik i Kombëtares së Kosovës do të jetë një gjerman

Trajneri dhe analisti, Faruk Statovci, ka thënë se drejtori teknik i Kombëtares së Kosovës do të jetë një gjerman

Faruk Statovci e ka zbuluar këtë informatë në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

Ai nuk e ka bërë të ditur se për kë bëhet fjalë, por ka theksuar se është një person me një CV bukur të pasur.

”Ai ka ardhur, nuk e di saktë qe sa, por e di që ka ardhur. Sipas informatave ka një CV bukur të pasur. A do ta rregullojë apo do të jetë i suksesshëm, për besën nuk e di. Është e vërtetë që është emëruar,” ka thënë Statovci.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

Për nder të 31-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në kohët e vështira për librin dhe kulturën, me iniciativën e një grupi krijuesish e intelektualësh, shtëpia botuese...

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua...

Instituti për Promovimin e Metodës Shkencore, mbështetur nga shtëpia botuese "Dukagjini", shënuan “Festivalin e Matematikës” për të tretin vit me radhë, duke vlerësuar dhe nxitur...

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

Të fundit nga rubrika