Statovci optimist për Franco Fodan: Kombëtarja këtë vit duhet të arrijë një sukses

Analisti i futbollit, Faruk Statovci, ka kritikuar trajnerët e mëparshëm të përfaqësueses së Kosovës për rezultatet e dobëta, por është optimist për trajnerin aktual, Franco Foda

Trajneri dhe analisti i futbollit, Faruk Statovci, ka fajësuar trajnerët e përfaqësueses së Kosovës për rezultatet e dobëta. Por, Statovci është shprehur me optimizëm për trajnerin aktual të Kosovës, Franco Fodan.

Statovci ka theksuar se këtë vit Kosova duhet të arrijë një sukses, pasi ka ndryshuar atmosfera brenda përfaqësueses, dhe se këtë e kanë treguar edhe vetë lojtarët.

“Mendoj që në atë periudhë me trajnerë kemi problem, trajnerët nuk kanë qenë shumë ata të cilët i kanë nxitë këta (lojtarët e përfaqësueses së Kosovës). Por, mendoj që FFK-ja dhe përfaqësuesja e jonë ka vend për kritika dhe ka vend për përmirësime, por, që është mirë, është mirë. Ne nuk kemi qenë në këtë situatë asnjëherë.

Them të drejtën, prej gjeneratave u-15, ku jam unë deri seniorët nuk ki nevojë me u marrë më asnjë gjë, veç e dërgon një email dhe nesër kur shkon nuk ki mundësi me pas diçka që nuk është në rregull që duhet për ekip, përveç që rezultatet lypen. Uroj që kjo periudhë, fillimi i tanishëm me elektorin e ri, t’i bindë djemtë se duhet më dhanë për kombëtaren, me dha për shtetin, nuk po aludoj që nuk kanë dhënë më herët, por që duhet me pas edhe djemtë edhe një dëshirë më të madhe me luajtë dhe dëshirën edhe vullnetin ua jep vetë elektori dhe ata bashkëpunëtorët që janë tash.

E që tash po ndodh, edhe lojtarët e kanë shprehur se po punojnë se është një atmosferë tjetër. Mendoj që këtë vit kombëtarja duhet me arritë në qëllim ose një sukses”, ka thënë Statovci në emisionin “Reload” në Dukagjini.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika