Statovci uron Osmanin për ditëlindje: Dhuratë ideale do të ishte një lajm i mirë për sukses të Kosovës në KiE

Deputetja e Listës “Guxo”, Jeta Statovci, në ditëlindjen e presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se për të parën e vendit "dhuratë ideale do të ishte një lajm i mirë për sukses të Kosovës në KiE"

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe deputetja, Jeta Statovci

Deputetja e Listës “Guxo”, Jeta Statovci, e ka uruar sot presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për ditëlindjen e saj.

Statovci ka thënë se presidentja është gruaja që ka bërë ndryshimin e madh.

Deputetja ka thënë se si dhuratë ideale për Osmanin do të ishte një lajm i mirë për sukses të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE)

“Një dhuratë ideale do të ishte një lajm i mirë për sukses të Kosovës në KiE, meqë Kosova është përkushtimi yt më i madh. Urime zonja presidente!”, ka shkruar Statovci.

Ndryshe, presidenten e vendit për ditëlindje e ka uruar edhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika