Statuja e Leninit kthehet në Henichesk-un e pushtuar nga Rusia

Pas pushtimit rus në qytetin e Henichesk-ut është kthyer statuja e Leninit e cila ishte zhvendosur qysh në vitin 2015

Një statujë e Vladimir Leninit e riinstaluar në Henichesk të pushtuar nga Rusia, Ukrainë

Një statujë e ish-udhëheqësit sovjetik Vladimir Lenin është ngritur në Henichesk të Ukrainës, vend ky i pushtuar tashmë nga Rusia.

Qyteti i Henichesk-ut ndodhet përgjatë detit Azov në provincën Kherson, në veri të kufirit me Krimenë, e cila është e aneksuar nga Rusia.

Tri foto të postuara në rrjetin social Facebook e të verifikuara nga CNN, tregojnë statujën e re të Leninit përpara ndërtesës së këshillit rajonal. Në kulmin e ndërtesës shihet një flamur rus.

Pjesë e statujës së Lenin-it

Statuja origjinale e Leninit jashtë ndërtesës së qeverisë ishte hequr me urdhër të këshillit të qytetit më 16 korrik 2015.

Henichesk, sipas raportimeve të mediave lokale, ishte një nga qytetet e fundit në rajon që kishte një statujë të Leninit.

Yuri Sobolevsky, deputeti rajonal ukrainas për Kherson, ka konfirmuar praninë e statujës së re në një postim në Facebook.

Vendosja e statujës së Lenin-it

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika