Statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE ndërlidhet me dialogun

Holandezi Thijs Reuten, deputet në Parlamentin Evropian, vlerëson se pas heqjes së vizave, Kosova duhet ta fitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, sipas një diplomati të akredituar në Prishtinë, nga një prej shteteve të fuqishme evropiane, gjithçka varet nga dialogu me Serbinë. E të të njëjti mendim, janë edhe njohës të integrimeve e procesit të dialogut Kosovë-Serbi

1 janari ka sjellë tri lajme të mira, heqjen e regjimit të vizave nga Bashkimi Evropian, lëvizjen e automjeteve me targa “RKS” në territorin e Serbisë, si dhe lajmin që nga kuleta e shtetit nuk do të paguhet më borxhi i rrymës për komunat veriore.

Po të pyetej një deputet holandez në Parlamentin Evropian, gjatë këtij viti do të gëzoheshim edhe me një lajm tjetër pozitiv.

“Hapi i radhës: procesimi i aplikimit të Kosovës për statusin e kandidatit në Evropë”, tha Thijs Reuten, deputet në Parlamentin Evropian.

Për integrimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar ka folur edhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot.

Në një kolumne të tij ku diplomati francez ka shkruar për vitin që lam pas e pritjet nga viti aktual, integrimin në organizatat ndërkombëtare dhe në Bashkimin Evropian, i ka ndërlidhur me zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit dhe në veçanti me formimin e Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“…Shumë varet nga mënyra se si Qeveria e Kosovës do t’i përmbushë pritjet e miqve dhe partnerëve të saj, përfshirë Francën. Ajo që unë parashikoj, në anën tjetër, është progresi në drejtim të zgjerimit të BE-së, fillimisht në vende të tjera përveç Kosovës, por ka një dinamikë që po fillon, duke përfshirë edhe përfitimin afatgjatë të Kosovës”, tha Olivier Guerot, ambasador i Francës në Kosovë.

Në anën tjetër, nga Qeveria shprehen optimist në rrugëtimin drejt familjes evropiane, duke përmendur përkushtimin dhe hapat e ndërmarrë deri tash.

“Në vazhdimësi kemi dëshmuar përkushtimin tonë në procesin e integrimit evropian, zbatimin e reformave dhe fuqizimit të institucioneve tona. Marrja e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat, janë hapat e radhës. Kosova qëndron e gatshme për të ecur përpara, në një proces të bazuar në meritokraci. Natyrisht, këtë vit do të punojmë ngushtë edhe me presidencën belge e atë hungareze të Këshillit të BE-së”, tha Klisman Kadiu, këshilltar i zv.kryeministrit Besnin Bislimi.

Edhe njohësit e procesit të integrimeve vlerësojnë se zbatimi i planit franko-gjerman është çelësi i portës për në Bashkimin Evropian.

“Kosova duhet të vazhdojë të jetë konstruktive ashtu siq ishte në rastin e dakordimit për planit franko-gjerman dhe marrëveshjen e Ohrit, dhe natyrisht të mbes mbrapa qëndrimeve zyrtare që ato dokumente duhen të nënshkruhen nga të gjitha palët në dialog. Për shkak se Serbia në asnjë moment nuk është partner serioz”, tha Gazmir Raci.

Raci beson që këtë vit Kosova do ta fitojë edhe statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pas aplikimit në dhjetor të vitit 2022.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika