Stefan Klobel, kryetar i Komunës Otterbach në Gjermani flet për bashkëpunimin që ka me shqiptarët

Kryetari i Komunës Otterbeach, në Gjermani, Stefan Kolbel ka treguar se si filloi bashkëpunimin e tij me Kosovën, dhe se pse është e rëndësishme që partneriteti mes Gjermanisë e Kosovës të zhvillohet edhe më tej. Po ashtu, ai ka folur edhe për kryetarin e Komunë së Prishtinës, Përparim Rama

Stefan Kolbel, kryetari i Komunës Otterbeach, në Gjermanisë





Stefan Kolbel, kryetari i Komunës Otterbeach, në Gjermani, ka rrëfyer lidhjen e tij miqësore me shqiptarët nga Kosova, me të cilët bashkëpunon tashmë e 20 vjet.

“Një lidhje miqësore u zhvillua këtu në Kaiserslautern dhe Otterbach nëpërmjet Arben Maksutajt, të cilin e takova këtu 20 vjet më parë dhe nëpërmjet tij kam krijuar shumë miqësi me njerëz nga Kosova”, është shprehur ai.

Klobel i ftuar në emisionin “Personale” për RTV Dukagjinin, ka treguar se nga kjo miqësi me Maksutajn janë zhvilluar shumë bashkëpunime dhe sipas tij, ka ngjallur interesin e tij për të mësuar më shumë për Kosovën.

“Është mirë që jam aktiv politikisht me shqiptarë nga Kosova”, ka thënë ai.

Po ashtu, ai ka treguar se është diskutuar në Bundestag rreth Kosovës, duke shtuar se ka kohë që ka kontakte shumë të mira me Kosovën dhe sipas tij, marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Gjermanisë po rriten gjithnjë e më shumë.

“Jam shumë i kënaqur që tani kam një mundësi të mirë për të shkëmbyer ide me shqiptarët nga Kosova”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, duke thënë se ka dëgjuar që ai është një arkitekt si puna tij.

“Më intereson se si do të zhvillohet qyteti dhe se çfarë mundësie ka dikush që është në një situatë të ngjashme me mua”, ka deklaruar ai për Ramën.

Ndërsa, ai ka thënë se përmes këtij kontakti miqësor që erdhi rreth 20 vjet më parë, janë zhvilluar shumë gjëra duke përfshirë marrëdhëniet e biznesit edhe me Maksutajn, me të cilin ai ka një biznes në Gjermani, por edhe me biznesmen të tjerë nga Kosova.

“Punojmë me shumë kompani që vijnë nga Kosova, me të cilët po ndjekim projekte të veçanta shembull me studion e arkitekturës “Summetry”,  e cila është një zyre me të cilën punojmë dhe që na bëjnë vizualizime për projekte që kemi pasur bashkë edhe në Kinë”, ka deklaruar ai për RTV Dukagjinin.

Natyrisht, shkëmbimi i marrëdhënieve të biznesit ndemjet Kosovës dhe Gjermanisë është interesant për të, sepse sipas tij, bëhet importimi i shumë materialeve nga Kosova në Gjermani, si dhe zhvillime të reja interesante mund të dalin nga kjo miqësi dhe partneritet.

Ndërkaq, një partneritet i tillë është i madh, dhe duhet të zhvillohet edhe më tej.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika