Steinmeier: Jemi në krah të Shqipërisë, ju mbështesim në rrugëtimin europian

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nisi të enjten vizitën zyrtare në Shqipëri. Steinmeier u prit me ceremoni shtetërore nga homologu shqiptar, Bajram Begaj

Gjatë ditës së enjtje, me një dhjetor është zhvilluar në Presidencë takimi mes dy krerëve të dy shteteve, presidentit gjerman Frank Walter Steinmeier dhe presidentit Bajram Begaj.

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier në konferencën e përbashkët për shtyp deklaroi se Gjermania do të vazhdojë t’a mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin europian.

“Do vazhdojmë t’iu mbështesim. Përgëzimet e mia për këtë dhe unë shpresoj që shumë shpejt që Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Mendoj që suksesi në këtë drejtim do ishte në interesin tonë të përbashkët. Shqipëria do ta pasurojë BE edhe në dimensionin kulturor të saj. Shkëmbimi i ardhshëm që do mbështetet nga BE do sjellë shumë më tepër qytetarë do kenë mundësi të shijojnë mikpritjen tuaj, bukuritë natyrore.
Kontribuuat që në datën tre nëntor të nënshkruheshin tri marrëveshje të rëndësishme mes vendeve të Ballkanit perëndimor. Do ndryshojnë realitetin e njerëzve. Ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjeve do shkurtojë distancat me tregjet e BE duke e shndërruar rajonin, për ta bërë atë më konkurrues. Vitin e ardhshëm në rajon do zhvillohet samiti i procesit të Berlinit.
Gjermania do vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë”, u shpreh presidenti gjerman.

Kjo është vizita e parë e një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite.
Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika