27-vjeçari thuhet që ka përfunduar testet mjekësore në Londër dhe tani po niset për në Los Angeles, e për këtë ai veçse mund të konsiderohet si lojtari i ri i Chelsea-t.
Blutë gjinden në kampin e tyre stërvitor parasezonal në Los Angeles, para turneut të tyre në ShBA, në të cilin do të bashkohet edhe Sterling.
Gzetari i mirënjohur italian, Fabrizio Romano ka pretenduar se Raheem Sterling është aktualisht në një fluturim në LA, pasi ka nënshkruar një marrëveshje dhe ka përfunduar dokumentet mjekësore.
Romano ka shtuar se Sterling ka nënshkruar kontratë për 5 vitet e ardhshme deri në qershor të vitit 2027-të.
“Raheem Sterling mund të konsiderohet lojtari i ri i Chelseat. Dokumentet nënshkruhen, dokumentet mjekësore janë përfunduar në Londër dhe lojtari fluturon për në LA në mënyrë që të zbulohet si nënshkrimi i ri i CFC,” ka shkruar gazetari italian.
Menaxheri i futbollit, Paul Merson ka thënë se Sterling është një nënshkrim i mirë dhe se për të do të ishte shqetësuese që ai të shitej nga Manchester City.
Raheem Sterling can be considered new Chelsea player. Documents are signed, medical completed in London and player flying to LA in order to be unveiled as new CFC signing. 🔵🛩 #CFC
Contract until June 2027 with option for further year.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 12, 2022