Stërvitje të përbashkëta detare po zhvillohen në mes të Kinës, Rusisë dhe Iranit

Marina e Kinës, e Rusisë dhe e Iranit po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta këtë javë në Gjirin e Omanit, tha Pekini të hënën

Marina e Kinës, e Rusisë dhe e Iranit po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta këtë javë në Gjirin e Omanit, tha Pekini të hënën.

Aktivitetet ushtarake, që do të mbahen nga e hëna deri të premten, synojnë “të ruajnë bashkërisht sigurinë rajonale detare”, sipas një deklarate që Ministria e Mbrojtjes e Kinës publikoi në platformën e mediave sociale WeChat.

“Kina do të dërgojë… shkatërruesin me raketa të drejtuara Urumqi, fregatën Linyi me raketa të drejtuara dhe anijen e furnizimit gjithëpërfshirës Dongpinghu, për të marrë pjesë në stërvitje”, shtohet në deklaratë, pa dhënë më shumë detaje.

Stërvitjet në zonë u mbajtën në mars të vitit të kaluar midis këtyre shteteve dhe quheshin “Security Bond 2023″.

Raundi i stërvitjeve të përbashkëta të këtij viti vjen në kohën e tensioneve në rritje në rajon, teksa lufta në Gazë po vazhdon dhe rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani, në Jemen kanë nisur një mori sulmesh ndaj anijeve në Detin e Kuq.

Lufta në Rripin e Gazës nisi pas sulmeve të Hamasit – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në jug të Izraelit më 7 tetor, kur ekstremistët palestinezë vranë afër 1.200 persona dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Media shtetërore ruse raportoi se një shkëputje anijesh nga flota e Paqësorit të vendit, e udhëhequr nga kryqëzori Varyag, mbërriti në portin iranian të Chah Bahar të hënën, para stërvitjeve.

“Pjesa praktike e stërvitjeve do të zhvillohet në ujërat e Gjirit të Omanit në Detin Arabik”, raportuan agjencitë ruse të lajmeve duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.

“Qëllimi kryesor i stërvitjeve është të punohet në sigurinë e aktivitetit ekonomik detar”, citohet të ketë thënë ministria.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika