Stevan Paviçeviq, udhëheqës i “Mbrojtjes Civile” i përfshirë në automjetin e Serbisë që u kap me armatim

Dokumenti dëshmon për shfrytëzimin e automjetit AUDI A6 me targa BG-955-JW, nga Paviçeviq që në vitin 2016

Një dokument i siguruar nga KosovaPress që përfshin shefin e organizatës së shpallur terroriste “Civilna Zastita”, Stevan Paviçeviqin është gjetur në veturën në të cilin gjendej arsenali i armëve i cili u sekuestrua nga institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës në Zveçan, më 23 qershor të këtij viti.

Ky dokument dëshmon për shfrytëzimin e automjetit AUDI A6 me targa BG-955-JW, nga Paviçeviq që në vitin 2016.

Dokumenti është i tipit të fletë-udhëtimit, kur Paviçeviq, më 22.07.2016 e kishte plotësuar me dorëshkrim udhëtimin nga Mitrovica në qytetin e Çaçakut në Serbi. Dokumenti përmban edhe nënshkrimin e Paviçeviqit.

Dokumenti ka gjithashtu edhe vulën e komunës ilegale të të ashtuquajturit Kuvendit Komunal të Istogut, Osojan – Republika e Serbisë.

Përveç ekspozimit nga Policia e Kosovës të armëve dhe simboleve që ndërlidhen me organizatat e shpallura terroriste, Kosovapress ka mësuar se në automjetin Audi A6 me targa të Beogradit janë gjetur si prova edhe një varg të dhënash, që ndërlidhin një varg serbësh me furnizimin me armatim dhe me sulmet që janë bërë në komunat veriore muajin e fundit, si ndaj insistucioneev të Kosovës, ashtu edhe ndaj KFOR-it dhe vetë serbëve lokalë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e kishte cilësuar si organizim terrorist ndërsa pak ditë më parë, Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizata terroriste, dy formacione serbe që veprojnë në veri, “Civilna Zastita” dhe “Severna Brigada”.

Në anën tjetër, presidenti Aleksandar Vuçiq e ka cilësuar rastin si fabrikim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika