Stili i fillimit të viteve 2000 u kthye sërish në modë

Moda ka marrë një kthesë nostalgjike, me disa nga stilet më të mëdha të dekadave të kaluara që janë rikthyer dhe obsesioni i industrisë së modës me të kaluarën nuk është i ri

Ilustrim

Nga Urban Outfitters deri te Fashion Nova, blerësit tani mund të gjejnë rroba dhe aksesorë që duken sikur të ishin nxjerrë që nga vitet e hershme.

Varëset me guaskë janë në dispozicion për t’u blerë në internet ndërsa sandalet me platformë duket se janë një zgjedhje e preferuar e këpucëve të të famshmëve.

Ja një vështrim në disa nga tendencat e modës të frymëzuara nga vitet 2000 që po kthehen me stil.

Steve Madden platform sandals

1. Sandalet me platformë mund të mos jenë praktike, por janë shumë të pëlqyera

Nga mesi i viteve ’90 dhe fillimi i viteve 2000, pothuajse të gjithë kishin një palë sandale me platformë. Këpucët e zeza klasike të Steve Madden ishin veçanërisht më të pëlqyerat, të njohura për thembrat e tyre gjigante prej gome.

Në prill, Steve Madden i solli sandalet ekskluzivisht në Urban Outfitters dhe ato janë ende në dispozicion për t’i blerë.

Varëse me guaca deti

2. Varëset e bëra nga guackat e detit nuk janë më një gjë e së kaluarës

Gjersa të famshmit rikthejnë trendet që kishin veshur 10 vjet më parë, anëtarët e gjeneratë ‘Gen Z’ po marrin pronësinë e stileve të krijuara para se të lindnin.

Për shembull, vajzat ‘VSCO’ janë të njohura për veshjen e varëseve të bërë nga guaskat e detit, që fillimisht ishin të njohura mes viteve ’90 dhe 2000. Shitësit me pakicë të tillë si Urban Outfitters po përfitojnë nga trendi me artikuj si varësja Pacific Palms Shell e cila ka çmimin prej 18 dollarëve.

No description available.
Ilustrim

 

3. Ashtu si kostumet sportive, bluzat në formë tubi kanë bërë një kthim në industrinë e modës

Vitin e kaluar, bluzat në formë të tubave filluan të shfaqen në dyqane dhe në internet. Të famshmit gjithashtu vendosin kthesat e tyre në stil, duke rikthyer një trend që vazhdon edhe sot. Jo vetëm Forever 21 shet versione të bluzës – si Velvet Glitter Tube Crop– por edhe markat si ASOS, Revolve dhe H&M.

No description available.
Syze me ngjyra

4. Syzet shumëngjyrëshe janë ende në modë

Nëse ju mungojnë syzet e diellit shumëngjyrëshe të viteve të mëhershme, mos u shqetësoni.Syzet me ngjyra janë kthyer në stil, me marka si Opening Ceremony dhe Guess – e cila shet syze dielli Originals Pink Cat-Eye (49 dollarë), në foton më sipër – që ofrojnë versione të pamjes.

No description available.
Low cut jeans

5. Xhinset me prerje të ulët u rishfaqen përsëri

Pikërisht kur menduat se më në fund do të riktheheshit në krye të trendeve duke gjetur palën e duhur të ‘mom jeans’, trendi i xhinseve me prerje të ulët nga fillimi i viteve 2000 është rishfaqur. Përderisa kjo mund të jetë një nga trendet më të diskutueshme nga njëzet vjet më parë,  tashmë po shfaqet sërish si në pistë ashtu edhe në stilin e rrugës. Dhe, si një përmirësim nga fillimi i viteve 2000, po shfaqet në stile më të lirshme që funksionojnë për më shumë forma trupore.

 

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika