I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, portieri i FC Ballkanit, Stivi Frashëri diskutoi për kombëtaren e Gjermanisë.
Ai e përmendi faktorin “disiplinë” që sipas tij është shumë e rëndësishme.
“Gjermania nuk ka yje po ka ekip”, tha ai.
Teksa, shtoi “disipilinën e ka më të madhe se skaudrat tjera.
Kjo është vetëm nata e parë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.
Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.