Stivi Frashëri te Drita sezonin e ardhshëm? Portieri i Ballkanit flet në “Duelin Sportiv”

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, mohon mundësinë e kalimit te Drita për sezonin e ardhshëm nëse largohet nga klubi i tij, Suhareka

Portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri, ka mohuar se mund të kalojë te Drita sezonin e ardhshëm në rast se largohet nga klubi suharekas.

Në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini të dielën u diskutua edhe rreth të ardhshmes së gardianit nga Shqipëria.

Ishte analisti dhe trajneri, Liridon Leci, që në një moment aludoi se Frashëri mund të transferohet te Drita edicionin e ardhshëm.

“Nëse largohesh nga Ballkani, unë të premtoj se do të shkosh me një ekip ku do të shpallesh kampion vitin tjetër,” tha Leci ku me gjasë e kishte fjalën për skuadrën nga Gjilani.

Megjithatë, e shpejtë ishte edhe kundërpërgjigja e 32-vjeçarit duke thënë se nëse largohet nga Ballkani nuk do të qëndrojë në Kosovë.

“Që t’ia heq merakun Lecit, nëqoftëse largohem nga Ballkani nuk do të qëndroj në Kosovë,” tha Stivi Frashëri.

Javët e fundit është raportuar se Frashëri mund të largohet nga Ballkani. Ai ka kontratë me suharekasit deri në fund të muajit të ardhshëm.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika