Stoltenberg: Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do të na bëjë të gjithëve më të sigurt

Sekretari i Përgjithshëm I NATO-s, Jens Stoltenberg nënvizoi se në një botë më të rrezikshme, "është edhe më e rëndësishme që Suedia dhe Finlanda të bëhen anëtarë të NATO-s".

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Në një fjalim në Konferencën e “Sigurisë Folk och Försvar” në Salen, në Suedi, të dielën, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg nënvizoi se në një botë më të rrezikshme, “është edhe më e rëndësishme që Suedia dhe Finlanda të bëhen anëtarë të NATO-s”.

Në një njoftim të NATO-s thuhet se Stoltenberg bëri thirrje gjithashtu për rritje të mbështetjes për Ukrainën dhe paralajmëroi se nënvlerësimi i Rusisë mund të ketë “pasoja të mëdha për sigurinë në rajonin nordik”.

Ai shtoi se ka besim se “ne së shpejti do të jemi në gjendje të mirëpresim ngrohtësisht” Suedinë dhe Finlandën në Aleancë.

Në margjinat e konferencës, Sekretari i Përgjithshëm u takua me kryeministrin suedez Ulf Kristersson, ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes, si dhe me kryetaren e opozitës Magdalena Andersson.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika