Stoltenberg: Bakhmuti mund të bie në duart e rusëve në ditët në vijim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar të mërkurën se qyteti i shkatërruar lindor i Ukrainës, Bakhmut, mund të bjerë në duart e Rusisë në ditët në vijim pas muajsh luftimesh intensive

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka paralajmëruar më 8 mars se qyteti i shkatërruar ukrainas, Bakhmut, mund të bjerë në duart e rusëve në ditët në vijim, pasi ky qytet lindor për muaj të tërë është përballur me luftime intensive.

“Ajo çfarë po shohim është se Rusia po dërgon më shumë trupa, më shumë forca dhe Rusia po mundohet që mungesën e kualitetit ta zëvendësojë me kuantitet”, ka thënë Stoltenberg në margjinat e takimit të ministrave të Mbrojtjes të Bashkimit Evropian në Stokholm.

“Ata po pësojnë humbje të mëdha, por në të njëjtën kohë, ne nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që Bakhmuti eventualisht të bie në ditët në vijim”, ka shtuar ai.

Kreu i aleancës ushtarake perëndimore, që mbështet Ukrainën, insistoi se “është po ashtu e rëndësishme të theksojmë se kjo jo domosdo do të përbëjë ndonjë pikë kthese në luftë”.

“Vetëm vë në pah se ne nuk duhet ta nënvlerësojmë Rusinë. Ne duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë mbështetje Ukrainës”, ka thënë ai, raporton France24.

Grupi rus i mercenarëve, Wagner, ka pretenduar të mërkurën se ka marrë nën kontroll pjesën lindore të Bahmutit, ku luftimet mes forcave ruse dhe ukrainase po zhvillohen tash e disa muaj.

Njoftimi erdhi pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se nëse Bakhmuti bie, Moska do të fitonte një “rrugë të hapur” për ofensivat e tjera në Ukrainë.

Luftimet përreth Bakhmutit, që gjendet në rajonin e Donjeckut, kanë qenë luftimet më të gjata dhe më të ashprat që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Ekspertët perëndimorë kanë thënë se Bakhmuti ka më pak rëndësi strategjike për Rusinë sesa rëndësi simbolike.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika