Stoltenberg bën thirrje për uljen e tensioneve në mes të Kosovës dhe Serbisë

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje për shtensionimin e situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i NATO-s, Jens-Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje për shtensionimin e situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Kjo thirrje vjen në mes të rritjes së tensioneve mes dy shteteve pas arrestimit nga forcat serbe të tre policëve të Kosovës javën e kaluar.

Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, kanë nisur që nga fundi i majit.

“Forcat tona [të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR] do të vazhdojnë t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të ofruar mjedis të sigurt”, ka thënë Stoltenberg për gazetarët në Berlin, pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, shkruan REL.

Shefi i NATO-s, po ashtu, kërkoi nga të dyja palët që ta ndalin çdo hap tjetër përshkallëzues dhe të kthehen menjëherë në dialogun për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

As liderët në Kosovë, e as ata në Serbi, duket se nuk janë shprehur të gatshëm të marrin pjesë në takimin e krizës të thirrur nga Bashkimi Evropian për këtë javë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se nuk do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel.

Megjithatë, ai tha se do të vendosë nëse “teknikisht do të paraqitem në atë takim”, duke shtuar se ky do të jetë një vendim i tij strategjik, për të cilin, do ta informojë opinionin.

Ky i fundit, ka deklaruar se pa kuptuar gjendjen e policëve, që sipas Kosovës, janë rrëmbyer nga forcat serbe, nuk do të vendosë nëse do të marrë pjesë në takimin e Brukselit.

Bashkimi Evropian, ndërkaq, ka thënë se pret që palët të marrin pjesë pa kushte në takimin e thirrur nga përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Që nga fundi i majit, tensionet në veri të Kosovës u rritën pasi kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, me asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale mes kundërshtimeve nga serbët lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan protestuesit serbë u përleshën me ushtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet u lënduan dhjetëra persona nga të dyja palët.

Më 14 qershor, tensionet mes Kosovës dhe Serbisë u përkeqësuan edhe më tej, pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë të Kosovës, për të cilët Kosova tha se ishin duke patrulluar në territorin e Kosovës, pranë vijës kufitare me Serbinë në Leposaviq.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika