Stoltenberg bisedon me Vuçiq-in: NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Pas bisedës që kishte pasur me kryeministrin e Ksoovës, Albin Kurti, kësaj radhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përmes një postimi në Tëitter, Stoltenberg ka bërë të ditur se me presidentin e Serbisë kanë folur në lidhje me tensionet e fundit të krijuara në veri të Kosovës.

Në njoftimin e tij, po ashtu ritheksohet se NATO/KFOR-i, është e gatshme të ndërhyje nëse rrezikohet stabiliteti.

“Foli me Presidentin e Serbisë @avucic për tensionet në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë. @NATO_KFOR është i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, bazuar në mandatin OKB-së”, thuhet në postimin e Stoltenberg-ut, në Twitter.

Një ditë më parë, në bisedën telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Stoltenberg ishte shprehur se  pala kosovare dhe ajo serbe duhet ta ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika