Stoltenberg: Çdo zbarkim i Forcave Speciale në veri që ndikon në sigurinë e Kosovës kërkon pajtimin nga KFOR-i

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se çdo zbarkim i Forcave Speciale të Kosovës (përfshirë Policinë), kërkon koordinim dhe konsultim të afërt në mes Kosovës dhe KFOR-it

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se çdo zbarkim i Forcave Speciale të Kosovës kërkon pajtimin nga KFOR-i.

Sipas tij, ka nevojë për koordinim dhe konsultim të afërt në mes Kosovës dhe KFOR-it në cilindolloj të zbarkimit të Forcave, e që sipas tij, mund të ndikojë pozitën e KFOR-it dhe sigurinë në Kosovë.

Kështu është shprehur ai teksa është pyetur pasi përmendi zotimet e vitit 2013, në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Nuk është kriter i ri, është baza e misionit për një kohë të gjatë, çdo zbarkim i forcave speciale kërkon pajtimin nga KFOR-i dhe ka nevojë për koordinim dhe konsultim të afërt midis autoriteteve në Prishtinë dhe KFOR-it në çfarëdolloj të zbarkimi të forcave që mund të ndikojë pozitën tonë dhe sigurinë në Kosovë”, u shpreh ai.

Stoltenberg ka thënë se dhuna ndaj pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR në veri të Kosovës, më muaj më parë, ka qenë e papranueshme.

Sipas tij, stabiliteti i rajonit varet nga të gjitha palët.

“Në përputhje me përkushtimet e Prishtinës më 2013, çdo angazhim i forcave të sigurisë së Kosovës në veri kërkon negocimin me KFOR-in. Ne presim konsultime për secilin veprim të forcave policore të Kosovës që mund të ketë ndikim në siguri”.

Ai e ka përmendur që pas trazirave të fundit në veri, NATO-ja e ka rritur prezencën në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon ta vëzhgojë situatën nga afër dhe jemi të gatshëm të veprojmë nëse kërkohet për ta përmbushur mandatin e Kombeve të Bashkuara, për të garantuar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika