Stoltenberg dënon sulmin e Iranit, thotë që NATO do t’i rrisë rojet e saj

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar sulmet kibernetike të Iranit ndaj institucioneve shqiptare

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Të mërkurën e shtatë shtatorit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për shkak të sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare.

Rama ka njoftuar se vendimi i është bërë i ditur Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Tiranë. Sipas njoftimit të shtetit shqiptar, personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar sulmin kibernetik të Iranit ndaj institucioneve shqiptare.

Postimi i sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Twitter

Njëherësh, Stoltenberg ka thënë se NATO dhe ekspertët e Aleatëve ofrojnë mbështetje, dhe se Aleanca Veriatlantike është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë rojet e tyre për të penguar dhe mbrojtur vendet kundër kërcënimeve kibernetike.

“Dënoj fuqishëm sulmin e fundit kibernetik ndaj Shqipërisë, të cilin Tirana dhe aleatët e tjerë ia atribuojnë Iranit. NATO dhe ekspertët e Aleatëve po ofrojnë mbështetje. NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë rojet tona: për të penguar, mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

Shqipëria ndërpren marrëdhëniet diplomatike me Iranin

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika