Stoltenberg: Dërgimi i trupave shtesë nuk nënkupton që heqim dorë nga zgjidhja politike

Duke u përgjigjur pyetjes së "Anadolu"-s nëse dërgimi i 700 trupave shtesë të NATO-s në Kosovë dhe mbajtja gati e një batalioni në rast nevoje të mëtejshme do të thotë se aleanca pret që përleshjet mund të kthehen në një konflikt më të madh në Evropë pas luftës së Rusisë në Ukrainë, Stoltenberg tha se "Kjo nuk do të thotë se NATO heq dorë nga një zgjidhje politike”

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se dërgimi i trupave shtesë në Kosovë “nuk do të thotë” se aleanca heq dorë nga një zgjidhje e mundshme politike për përplasjet e vazhdueshme në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Siç raporton “AnadoluAgency“, vërejtjet e Jens Stoltenberg erdhën përpara takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo.

Duke iu përgjigjur pyetjes së “Anadolu”-s nëse dërgimi i 700 trupave shtesë të NATO-s në Kosovë dhe mbajtja gati e një batalioni në rast nevoje të mëtejshme do të thotë se aleanca pret që përleshjet mund të kthehen në një konflikt më të madh në Evropë pas luftës së Rusisë në Ukrainë, Stoltenberg tha se “Kjo nuk do të thotë se NATO heq dorë nga një zgjidhje politike”.

Tutje, ai shtoi se ata po dërgojnë trupa për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe se një batalion është në gatishmëri në rast se situata përkeqësohet.

Serbët në veri kanë filluar protestën të premten e 26 majit. Të njëjtit nuk po lejonin kryetarët të futeshin në objektin e komunës.

Protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe ekipeve të gazetarëve.

Deri tani, dy vetura të RTV Dukagjini janë vandalizuar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika