Stoltenberg: Duhet të vazhdojmë ta sigurojmë Ukrainën me mbështetjen tonë

Sekretari i NATO-s, Jens-Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është duke mbajtur konferencë të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrin e Holandës, kryeministrin e Norvegjisë, presidentin e Rumanisë, presidentin e Polonisë, presidentin e Lituanisë, në Holandë.

Në këtë konferencë, Stoltenberg ka thënë se lufta e Wagner kundër presidentit Putin nuk ka krijuar ndasi dhe tensione të reja në Rusi.

“Lufta e Wagner kundër Putin nuk ka krijuar ndasi dhe tensione të reja në Rusi. Në të njëjtën kohë duhet të nënvlerësojmë Rusinë, duhet të vazhdojmë të sigurojmë Ukrainën me mbështetjen tonë, samiti pas disa javësh do të japë një mesazh të qartë të përkushtimit tonë, forcat ukrainase janë duke kryer një kundërofensive, lufta është e vështirë, por ata po bëjnë progres”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka thënë tutje se “sa më shumë territore të lirojnë, aq më e fortë do të jetë dora ynë në tavolinën e negociatave”.

“Do biem dakord për një program për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, diskutuam hapat për të rritur mbrojtjen e NATO-s”, ka shtuar Stoletenberg.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika