Stoltenberg: Ka ardhur koha që Turqia ta aprovojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje për aprovimin e anëtarësimit të Suedisë në aleancën ushtarake gjatë një takimi me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Dubai. Turqia dhe Hungaria janë vendet e vetme të NATO-s që nuk kanë aprovuar ende formalisht pranimin e Suedisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një takimi në Ankara në shkurt 2023.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të premten se i ka thënë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, se ka ardhur koha që ajo ta lejojë Suedinë të bëhet anëtare e aleancës ushtarake.

Turqia dhe Hungaria janë vendet e vetme të NATO-s që nuk e kanë aprovuar ende formalisht anëtarësimin e Suedisë në aleancë.

Stoltenberg tha për Associated Press se i bëri thirrje Turqisë ta finalizojë procesin gjatë një takimi me presidentin Erdogan të premten, në margjinat e samitit të klimës në Dubai.

“E takova presidentin Erdogan mëngjesin e sotëm dhe ia përsërita mesazhin se ka ardhur koha për ta finalizuar procesin e pranimit për Suedinë”, tha Stoltenberg.

Turqia e ka vonuar ratifikimin për më shumë se një vit, duke e akuzuar Suedinë se nuk po i merr seriozisht shqetësimet e Turqisë, përfshirë luftën e saj kundër militantëve kurdë dhe grupeve të tjera, të cilat Ankaraja i vlerëson si kërcënim për sigurinë e vet.

Gjërat ndryshuan gjatë një samiti të NATO-s në korrik, ku Erdogani pati njoftuar se do t’i dorëzonte në Parlamentin turk dokumentet e pranimit të Suedisë, por një debat rreth kësaj çështjeje në Komisionin e Punëve të Jashtme përfundoi pa ndonjë vendim muajin e kaluar.

Stoltenberg nuk ishte në gjendje të thoshte se kur mund të kompletohet procesi i ratifikimit, shkruan REL.

“Nuk jam në gjendje ta jap një datë të saktë, por e mirëpres faktin se para disa javëve presidenti Erdogan i dorëzoi dokumentet për ratifikim në Parlamentin turk”, tha shefi i NATO-s.

Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga politika e neutralitetit ushtarak dhe aplikuan për t’iu bashkuar NATO-s, pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Finlanda iu bashkua NATO-s në prill.

Pranimi i një anëtari të ri duhet të aprovohet nga të gjithë anëtarët ekzistues të aleancës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika