Stoltenberg: NATO do të rrisë forcat e gatishmërisë së lartë në 300 mijë trupa

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Jens Stoltenberg ka thënë se NATO do të rrisë numrin e forcave që i ka në gatishmëri të lartë mbi 300 mijë trupa

Jens Stoltenberg

Gjatë një konference të mbajtur përpara samitit të NATO-së, Jens Stoltenberg, tha se do të rrisë numrin e forcave që i ka në gatishmëri të lartë mbi 300 mijë trupa, njofton Reuters.

NATO ka aktualisht rreth 40 mijë trupa për reagim të shpejtë, i bie që do të ketë rritje prej 260 mijë trupave.

“Ne do të transformojmë forcën e reagimit të NATO-s dhe do të rrisim numrin e forcave tona të gatishmërisë së lartë në mbi 300,000”, tha Stoltenberg.

Ai u shpreh se edhe aleatet duhet të deklarohen në lidhje me Rusinë.

“Unë pres që aleatët të deklarojnë qartë se Rusia përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë, për vlerat tona, për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, ka thënë Stoltenberg.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika