Stoltenberg: Nuk ka asnjë tregues që raketa në Poloni ishte e qëllimshme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas incidentit raketor të së martës në Poloni ka thënë se nuk ka indikacione se ishte një sulm i qëllimshëm. Po ashtu, ai ka thënë se mbrojtja e NATO-s kundër sulmeve ajrore do të vazhdojë të forcohet si rezultat i këtij incidenti

Jens Stoltenberg - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s





Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se nuk ka “indikacione” se shpërthimi i raketës në Poloni ishte rezultat i “një sulmi të qëllimshëm”, raporton BBC.

“Nuk ka asnjë indikacion se Rusia po përgatit veprime ushtarake sulmuese kundër NATO-s,” thotë ai.

Këto deklarata Stoltenberg i ka bërë në një konferencë për shtyp pas takimit urgjent të vendeve anëtare të NATO-s, takim i thirrur pas incidentit vdekjeprurës në Poloni.

Ai ka theksuar se hetimet janë duke vazhduar dhe duhet pritur përfundimi.

Po ashtu, ai ka thënë se mbrojtja e NATO-s kundër sulmeve ajrore do të vazhdojë të forcohet si rezultat i këtij incidenti.

“Ne po mobilizojmë mbështetje shtesë,” ka thënë ai, veçanërisht lloje të ndryshme të mbrojtjes ajrore, duke theksuar këtu ndihmën për Ukrainën.

Ndryshe, edhe më herët, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka deklaruar se raketa që ra në territorin e tij si pasojë e të cilit mbetën të vdekur dy persona “ndoshta ishte një incident fatkeq”.

“Nuk kishte asnjë bazë për të besuar se incidenti me raketa ishte një sulm”, ka thënë Duda të mërkurën e 16 nëntorit.

Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tha aleatëve se raketa që vrau dy njerëz në Poloni ishte një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase.

Një raketë e prodhimit rus goditi të martën fshatin polak Przewodowo, që ndodhet në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës, duke vrarë dy persona.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika