Stoltenberg për dialogun Kosovë-Serbi: Palët të dëshmojnë gatishmëri për kompromis

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg sa i përket dialogut Kosovë-Serbi ka bërë thirrje që të dyja palët të bëjnë përpjekjet maksimale për marrëveshje

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas takimit me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në Bruksel ka thënë se NATO-ja do të ndihmojë në thjeshtimin e dialogut Kosovë-Serbi, teksa theksoi praninë e NATO-s në Kosovë.

Tutje, Stoltenberg u bëri thirrje palëve për kompromis.

“Aleanca e NATO-s ka qenë prezente në Kosovë prej shumë vitesh. Aleatët janë të angazhuar që të vazhdojnë të kontribuojnë vijimësinë e pranisë në Kosovë. Ne punojmë gjithashtu me Bashkimin Evropian në Kosovë. Ne vlerësojmë gjithashtu edhe diskutimet e zhvilluara me ndërmjetësimin e BE-së mes Serbisë dhe Kosovës. Ne mendojmë se kjo është rruga e vetme për stabilitetin në Kosovë. Kemi një mundësi historike që mund të jetë shumë e rëndësishme për të gjithë rajonin. Palët të tregojnë fleksibilitetit dhe gatishmëri për të gjetur një zgjidhje përfundimtare. Pra, NATO-ja është e pranishme në Kosovë dhe ne e marrim shumë seriozisht situatën aty”, ka thënë Stoltenberg.

Ndërkaq, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm, teksa ka thënë se angazhimi i Shqipërisë në NATO do të vijojë të rritet.

“U bë më shumë se një vit që jemi dëshmitarë të një lufte nga agresioni i provokuar i Rusisë. NATO ka demonstruar kohezion, solidaritet. Në këtë kohë sfidash për sigurinë euroatlantike është kryesor përditësimin e planit të mbrojtjes. Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës janë të mirëpritura. Ne do të jemi për ruajtjen e kohezionit ndërkombëtar për Ukrainën”.

Begaj ka theksuar rëndësinë e aleancës së NATO-s dhe ka deklaruar se zgjerimi i saj është i rëndësishëm sidomos pas agresionit të vazhdueshëm rus.

Begaj po ashtu përmendi që Shqipëria përshëndet dhe mbështet dialogun Serbi-Kosovë.

“Plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv që do duhet të qendërzohet në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve. Vlerësoj maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e NATO-s në rajon dhe misionin KFOR, si një histori suksesi dhe garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe rajon”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika