Stoltenberg për situatën në veri: NATO është e gatshme dhe vigjilente

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se forcat e NATO-s janë të gatshme, të afta dhe vigjilente

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg





Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, teksa ka folur rreth situatës në veri të Kosovës, ka kërkuar nga të dyja palët që të përmbahen nga retorika që kontribuon për eskalimin e konfliktit dhe ta ndihmojnë uljen e tensioneve.

Në një intervistë për France24, Stoltenberg ka theksuar se NATO është e fokusuar në çështjen e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

“Forcat tona janë të gatshme, të afta dhe vigjilente. Ato janë duke e vëzhguar situatën me shumë kujdes. Po bashkëpunojmë ngushtë edhe me Bashkimin Evropian. Kërkoj nga palët që të përmbahen nga retorika që kontribuon për eskalimin e konfliktit dhe ta ndihmojnë uljen e tensioneve”, ka thënë Stoltenberg.

Sipas tij, NATO-ja është shumë e njohur me luftërat në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë.

“NATO-ja është shumë e fokusuar në çështjen e Kosovës dhe të Ballkanit Perëndimor. Ne kemi një histori të gjatë. Kemi ndihmuar për t’u dhënë fund dy luftërave etnike, së pari në Bosnjë e Hercegovinë dhe më vonë në Kosovë”, shtoi ai.

Po ashtu, Stoltenberg ka potencuar se “forcat tona ende janë të pranishme përmes forcave të NATO-s, KFOR-i ka gati 4.000 anëtarë dhe është faktor kyç për stabilizimin e rajonit dhe të situatës”.

Për të tretën ditë me radhë, rrugët në Veri të Kosovës vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Që nga 10 dhjetori, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, që autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Lidhur me situatën e krijuar në veri, ka reaguar edhe KFOR-i, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë që çështjet t’i zgjidhin përmes dialogut.

“E vetmja rrugë drejt paqes është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri”, thuhet në reagimin e KFOR-it.

KFOR-i ka theksuar se mbetet vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së.

Në Mitrovicën e Veriut situata aktualisht është e qetë dhe nuk ka ndonjë lëvizje.

Forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Edhe këtë të martë, pranë kësaj barrikade po qëndron KFOR-i polak.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika