Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kometuar ngjarjet e fundit në veri të Kosvës, ai ka thënë se misioni i KFOR-it në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, është duke monitoruar nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti.
“Në përputhje me mandatin e tij të OKB-së, misioni i KFOR-it po monitoron nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti. Misioni ynë është i përkushtuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, ka thënë Stontenberg.
Ai ka thënë se ka diskutuar me udhëheqësit në Kosovë dhe Serbi për tensionet në veri të Kosovës.
Gjatë një intervistë për gazetën malazeze “Vijesti”, Stoltenberg iu ka bërë thirrje palëve kosovare dhe atyre serbe të qëndrojnë të qetë, dhe të shmangin veprimet e njëanshme.
“Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Stoltenberg.
Ai ka cekur se NATO vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të vazhdojnë negociatat.