Stoltenberg përmend rëndësinë e sigurisë në Kosovë për paqe në Ballkanin Perëndimor

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përmendur sigurinë në Kosovë, si rol jetik për stabilitet në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përmendur sigurinë në Kosovë, si rol jetik për stabilitet në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Këtë ai e tha në fjalimin e tij të fundvitit, falënderoi të gjithë aleatët për mbështetjen dhe të gjithë trupat përfshirë dhe ato të KFOR-it në Kosovë për gjithë shërbimin në mbrojtje të paqe.

”Ndihma për të ruajtur një mjedis paqësor dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë, është çelësi për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor”, shprehet ai mes tjerash.

Në fund të fjalimit, të cilin ai e ndau përmes platformës X, ai i uroi të gjithë për festat e fundvitit.

”Në këtë periudhë të vitit, falënderimet dhe respekti im më i thellë shkojnë për forcat tona #NATO. Shërbimi i tyre na mban pa rreziqe, të sigurt dhe të lirë. Gëzuar festat dhe urimet më të mira për Vitin e Ri”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika