Stoltenberg: Po patrullojmë më shumë në veri të Kosovës, palët të angazhohen në dialog

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel ku diskutuan edhe për Kosovën, ka thënë se si përgjigje ndaj tensioneve të fundit, NATO ka dërguar trupa shtesë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel ku diskutuan edhe për Kosovën, ka thënë se si përgjigje ndaj tensioneve të fundit, NATO ka dërguar trupa shtesë.

Pas sulmit në Banjskë, ai bëri me dije se në veri të Kosovës kanë vendosur më shumë patrulla.

“Në përgjigje të tensioneve të fundit në Kosovë, NATO ka dërguar qindra trupa shtesë në KFOR në javët e fundit. Ne jemi duke vendosur më shumë patrulla në veri të Kosovës”.

Stoltenberg ka thënë se këto janë hapa që sigurojnë se KFOR-i ka forcat që i duhet për të përmbushur mandatin e tij sipas OKB-së.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të sillen me përgjegjësi, të përmbahen nga veprime destabilizuese dhe të rinangazhohen në dialogun e BE-së. Kjo është mënyra e vetme për paqe të qëndrueshme në Kosovë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika