Stoltenberg sërish u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë për shtensionim të situatës në veri

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë të shtensionojnë situatën në veri të Kosovës dhe të rikthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sërish u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë për shtensionim të situatës në veri.

Ai u ka kërkuar të rikthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe se situata në Kosovë sipas tij dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit mes NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Situata në Kosovë, tregon nevojën për bashkëpunimin e BE-së me NATO-n. NATO fuqishëm mbështet përpjekjet diplomatike përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, me forcat tona ushtarake në terren dhe kemi shtuar prezencën tonë atje. U bëjmë thirrje palëve për shtensionim, të përmbahen nga veprimet që mund rrisin tensionet edhe më tej, dhe të angazhohen në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka thënë Stoltenberg.

Ndryshe, tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, të Zubin Potokut dhe të Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Serbët kundërshtuan këtë dhe që atëherë po zhvillojnë protesta duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale policore.

Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa kryesore: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, nga Beogradi është kërkuar që të sigurojë që serbët të marrin pjesë pa kushte në zgjedhjet eventuale lokale.

Kurti ka paraqitur një plan prej pesë pikash, që parasheh edhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por për mbajtjen e tyre ai ka thënë se nevojitet shtet ligjor.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika