Stoltenberg thekson “dy gabimet e mëdha” të Putinit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Vladimir Putin, i ka bërë dy gabime në lidhje me pushtimin e Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka nisur fjalimin e tij duke e dënuar pushtimin rus të Ukrainës.

Ai thotë se presidenti Putin bëri dy “gabime” të mëdha strategjike.

Domethënë: “Ai nënvlerësoi forcën dhe trimërinë e popullit të Ukrainës dhe forcave të saj të armatosura, dhe nënvlerësoi unitetin dhe vendosmërinë e NATO-s dhe partnerëve të saj”.

Ai shton se aleatët e NATO-s po i japin mbështetje të paprecedentë Ukrainës dhe përsërit se aleanca perëndimore do ta mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa të duhet”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika