Stoltenberg: Ukraina mund ta fitojë luftën kundër Rusisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka thënë dyert e NATO-s do të jenë të hapura për Finlandën dhe Suedinë, duke shtuar se anëtarësimi i tyre do t’i bënte këto vende më të sigurta

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg flet gjatë një shtypi të përbashkët me ministrat e jashtëm të Suedisë dhe Finlandës pas takimit të tyre në selinë e NATO-s në Bruksel më 24 janar 2022.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Ukraina “mund ta fitojë” luftën e saj me Rusinë dhe se ofensiva e Moskës po dështon, transmeton “Euronews“.

Stolenberg ka thënë se dyert e NATO-s do të jenë të hapura për Finlandën dhe Suedinë në NATO.

“Lufta e Rusisë në Ukrainë nuk po shkon siç kishte planifikuar Moska. Ata dështuan të merrnin Kievin,” u tha gazetarëve, Jens Stoltenberg me video-lidhje, pas një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të NATO-s në Berlin.

“Ata po tërhiqen nga Kharkiv dhe ofensiva e tyre e madhe në Donbas ka ngecur”, ka shtuar ai.

Ai po fliste së bashku me Ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, e cila tha se aleatët e NATO-s ishin të gatshëm të vazhdonin të ofronin ndihmë ushtarake për Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

“Ne jemi dakord që nuk do të relaksojmë përpjekjet tona kombëtare, veçanërisht në fushën e ndihmës ushtarake, dhe se nuk do ta bëjmë këtë për sa kohë që Ukraina ka nevojë për këtë ndihmë për vetëmbrojtje të vendit të saj”, tha ministri gjerman.

Stoltenberg shtoi se ofertat e parashikuara për anëtarësim në NATO nga Finlanda dhe Suedia do të ishin një “moment historik” dhe do të ishin prova se “agresioni nuk paguan”. Shefi i NATO-s tha se aplikimet e tyre do të forconin sigurinë e përbashkët dhe do të tregonin se dera e aleancës është e hapur.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika