Stolterberg: Kosova e Serbia të përmbahen nga tensionet

Pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, Stolterberg ka deklaruar se  tashmë është koha që të nisë një dialog i mirfilltë në mes Kosovës dhe Serbisë. Ai u ka bërë thirrje palëve për shamngie të veprimeve që mund të ndikojnë në eskalimin e situatës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Si jo rrallëherë, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bërë thirrje që Kosova, e njëherit edhe Serbia, të përmbahen nga të shkaktuarit tensione në vend.

Pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, Stolterberg ka deklaruar se tashmë është koha që të nisë një dialog i mirfilltë.

“Është e rëndësishme të zvogëlohen tensionet, andaj u bëjmë thirrje të dyja palëve të përmbahen nga tensionet dhe aktet që mund të eskalojnë situatën”, ka deklaruar ai. “Ne besojmë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë”.

Stolterberg ka theksuar se NATO do të vazhdojë misionin e tij në Kosovë, të vazhdojë ta ruajë paqen.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar nga NATO-ja të kujdeset për sigurinë e serbëve lokalë.

Jo më ndryshe se në deklaratat publike të kaluara të tij, Vuçiq ka fajësuar Qeverinë e Kosovës. Ai deklaroi se “veprimet e papërgjegjshme të Qeverisë së Kosovës”, janë arsyeja e zhvillimeve të fundit në veri.

Takimi në mes Stolenberg e Vuçiq është zhvilluar në të njëjtën ditë kur emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar me kryenegociatorët e dialogut të lartcekur. Besnik Bislimin nga pala kosovare dhe Petar Petkoviqin nga pala serbe.

Ndërkaq, një takim trepalësh nuk është zhvilluar.

Për këtë, Bislimi deklaroi se kjo ishte mënyra se si e kishte vlerësuar e vendosur emisari Lajçak.

Situata në veri të vendit ka qenë e tensionuar që nga ardhja e kryetarëve të rinj në komunat veriore të vendit.

Nga protestat e organizuara nga lokalët serbë, pati edhe dhunë fizike ndaj gazetarëve e ushtarëve të misionit të NATO-s.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika